Listing Description

“Garantimi i një mjedisi të sigurtë për komunitetin nëpërmjet policimit me standartet më të larta të performancës, krijimit të një kulture bashkëkohore manaxhimi dhe të mbështetur meinfrastrukturën më të përparuar”
Zhvillimi i brendshëm dhe i jashtëm në rritje i policisë do të na çojë drejt realizimit të vizionit. Këto zhvillime do të kenë në thelb përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj komunitetit duke u orientuar nga nevojat dhe kërkesat e tij, përmirësimin e performancës policore nëpërmjet arritjes së standarteve bashkëkohore dhe përdorimit të teknologjive dhe formave më të përparuara.

Vizioni
“Së bashku për një komunitet më të sigurt”
Synimi strategjik aftagjatë i Policisë së Shtetit është krijimi i një mjedisi sa më të sigurt për shoqërinë shqiptare, i cili do të sjellë përmirësim në cilësinë e jetës së qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend të dëshirueshëm për të punuar e jetuar.

Ky vizion është i lidhur me zbatimin e filozofisë së Policimit në Komunitet dhe zhvendosjes më pas drejt fazës më të avancuar atë të Sigurisë Publike.

  • Accepts Credit Cards
  • Bike Parking
  • Coaching
  • Customer Support
  • Parking Street
  • Pets Friendly
  • Wheelchair Accessible
  • Wireless Internet