Listing Description

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është krijuar sipas “Vendimit nr. 673, datë 22.11.2017 “Për Riorganizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit”. Kjo agjenci është bërë funksionale me emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të saj në Shtator të vitit 2007. Nga kjo periudhë dhe deri në Janar të vitit 2008 është bërë i mundur plotësimi i agjenicisë me stafin e saj. Që nga kjo periudhë agjencia funksionon me efikasitet të plotë.

Objekti i veprimtarisë së AKSHI-t

a) Zbatimin e politikave e të strategjive, për zhvillimin e sektorit të shoqërisë së informacionit (më poshtë SHI) dhe në veçanti të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (më poshtë TIK);
b) Bashkërendimin e programeve në fushën e SHI-së dhe në veçanti të TIK-ut;
c) Nxitjen e investimeve në fushën e SHI-së;
ç) Hartimin e praktikave për ushtrimin e kompetencave që i jepen ministrit nga legjislacioni në fushën e komunikimeve elektronike;
d) Promovimin e teknologjive të reja në fushën e SHI-së;
dh) Dhënien e kontributit në edukimin dhe nxitjen e përdorimit të TIK-ut nga publiku

  • Accepts Credit Cards
  • Bike Parking
  • Coaching
  • Customer Support
  • Parking Street
  • Pets Friendly
  • Wheelchair Accessible
  • Wireless Internet